Rezidencë e re, tepër cilësore, me vendndodhje vetëm 6 minuta larg qendrës së qytetit, në rrugën “Besim Imami”, pas Kishës Ortodokse në Rrugën e Kavajës. E aksesueshme nga rruga e Kavajës dhe Myslym Shyri, në unazë dhe në rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit. Vendndodhja e Rezidencës është në një nga zonat më elitare të Tiranës, ofron zona të dedikuara për këmbësore dhe biçikleta, shkolla, supermarkete, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme, destinacione argëtimi etj Rezidenca ka shkallëzim 4,6,7,8 dhe 9 kate, ku kati përdhe janë dyqane shërbimi dhe 2 kate parkimi nën tokë. Ana arkitektonike e pallatit dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode. Avantazhet e projektit jane cilesia e lartë ndërtimit, vendodhje elitare, fasadë e ventiluar dhe e veshur me panel alumini, izolimi i mureve është akustik dhe termik, dritaret janë termike dhe dopio xham, ballkonet dhe ambientet e përbashkëta të gjelbëruara, planimetri funksionale ku apartamentet nuk kanë kollona në mes gjë që bën te mundur rishikimin e mureve sipas dëshirës, lartësia e apartamenteve 3.23 m, dhe 3.5 m, me dy ashensore, investim i sigurtë, rifiniturat e brendshme shumë cilësore, siguri edhe mirëmbajtje 24 orë, shesh i gjelbëruar në brendësi të godinës etj.